Në Adapazar të Turqisë u mbajt manifestimi për Ditën e Flamurit

Në Adapazar të Turqisë u mbajt manifestimi për Ditën e Flamurit

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me Lidhjen e Rinisë Shqiptare, u mbajt në Adapazar manifestimi për Ditën e Flamurit.

Mysafirë ishin figura të larta të qytetit të Adapazarit dhe Stambollit, si dhe këshilltarë të ndryshëm e kryetarë të partive në pushtet. Manifestimin e përshëndeti kryetari i komunës së Adapazarit, Ekrem Yuce, i cili vlerësoi lart kulturën shqiptare dhe aktivitetet kulturore që organizohen në këtë qytet. Njëkohësisht, ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike.   Programi kulturo-artistik u shfaq në praninë e afro 500 pjesëmarrësve.

Grupet performuese që pasuruan këtë aktivitet ishin “Karshiakat” me muzikë folklorike, grupi ”Besa” me muzikë popullore, Imran Salkan me muzikë popullore dhe grupi “Albana” me këngë e valle. Në fund të pjesës artistike-kulturore u shfaq një reportazh rreth organizimit të ndihmave për Shqipërinë me rastin e tërmetit, nga Lidhja e Rinisë Shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …