Kurti

Kurti: Mbetet të shihet nëse LDK-ja nga Isa Mustafa, do të betonojë sot marrëveshjen për koalicion

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se sot mbetet të shihet nëse thirrja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së nga Isa Mustafa, do të betonojë marrëveshjen për koalicion. Lideri i Vetëvendosjes tha se ka besuar se do të takohet me Isa Mustafën këtë javë, mirëpo, shton se nuk do që të ndërhyjë te LDK-ja që sot e ka thirrur mbledhjen e Këshillit. “Unë me siguri që kam besuar se duhet të ketë takim këtë javë, mirëpo, nuk dua që të ndërhyjë te LDK-ja e cila mësova se ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm si organi më i lartë. Ne në Vetëvendosje besojmë se thirrja e këshillit në subjektin tonë duhet të mbahet pas marrëveshjes, jo para marrëveshjes”, tha ai. Kurti theksoi se  Vetëvendosje do të mbajë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm pas marrëveshjes

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …