KPF- Rekomandoi për Kuvend Draft-Rregulloren për Transparencë

Komiteti për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e -XI- (njëmbëdhjetë) të rregullt për vitin 2019, të cilën e udhëhoqi, Kryesuesi, Rrahim Morina. Pas shqyrtimit dhe miratimit të procesverbalit të mbledhjes së -X- të KPF-së, për disa kërkesa u kërkuan të dhëna shtesë, ndërsa për Planin Komunal për Ri-integrimin e qëndrueshëm të personave të riatdhesuar 2019-2020, foli Edona Krasniqi dhe më pas u debatua nga anëtarët e KPF-së dhe e rekomanduan për më tutje. Po ashtu u shqyrtua edhe Plani i Punës së Kuvendit të Komunës së Malishevës për vitin 2020, si dhe shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Shtabit Koordinues të ndihmave për zonat e prekura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë, draft- rregullorja për transparencë, ku u rekomandua për Kuvend. Planin i Komitetit për Barazi Gjinore, peticioni i qytetarëve të fshatit Bellanicë, rekomandohen për Kuvend, kurse në të ndryshme, u shqyrtuan kërkesat e qytetarëve, që nga ato për ndërrim-destinim nga toka bujqësore në atë ndërtimore, si dhe disa kërkesa për t’i ndihmuar personat për nevoja shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …