Akuza për sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, rezultoi tërësisht e pavërtetë

Akuza për sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, rezultoi tërësisht e pavërtetë

Ishte akuzuar si pjesë e organizatës terroriste dhe u arrestua para ndeshjes Shqipëri – Izrael, 2 vjet me parë, por Prokuroria e Krimeve të Rënda pak para shkrirjes, ka kërkuar pushimin e çështjes për shkodranin, Ergys Faslia. Tashmë çështja do të mbyllet përfundimisht nga gjykata në vendimin që do të marre më date 26 dhjetor. Personat e arrestuar në Nëntorin e 2017 në qytetin e Shkodres u akuzuan nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “vepra me qëllime terroriste”, “kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” si dhe pjesëmarrëse në “organizatë terroriste.  Por vetëm pas një viti të vuajtjes së dënimit ish prokurori i çështjes Eugen Beci kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë për të ndaluarit si pasojë e mungesës së provave nga ‘arrest në burg’ në ‘arrest shtëpie’ kërkesë kjo e miratuar nga gjykata. Pas dy viteve në arrest shtëpie tashmë organi i akuzës pushoi çështjen në ngarkim dy shkodranëve. Në nëntor të 2017, katër persona, dy prej të cilëve shkodranë dhe dy shtetas nga Kosova u arrestuan në qytetin e Shkodrës pasi u dyshuan se po planifikonin sulm me eksploziv në stadiumin “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael, akuzë e cila jo vetëm që nuk u provua por rezultoi si tërësisht e pavërtetë.  (Dita)

Ky lajm nuk gjendet i afishuar sot në asnjë medium apo portal të Kosovës, sepse zbut luftën kundër myslimanëve. Po kështu AKI që e kishte zbuluar ( kurdisur) lajmin, as kreu politik i Kosovës nuk merret me këtë lajm, “sepse kanë shpallur fitoren në zbulimin e grupit dhe parandalimin e sulmit”. Për këtë farsë të tyre kanë marrë mbështetje e duartrokitje të shumë vendeve të botës, por jo nga Izraeli. Sot kur e vërteta doli ndryshe ata heshtin dhe fusin kokën në zall si struci. Kosova nuk  ka qenë as është tokë e pëlleshme ISIS-it, por tokë e pëlleshme e hipokrizisë, servilizmit, gënjeshtrës, instruktimeve, luftës kundër tolerancës fetare të një segmenti të politikanëve naivë e hipokritë dhe të jugo medieve në gjuhën shqipe. (RKL)

 

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …