Ambasada amerikane i bënë thirrje Qeverisë së re që të merret me eliminin e tendencës për shpenzimet e pamatura

Ambasada amerikane i bënë thirrje Qeverisë së re që të merret me eliminin e tendencës për shpenzimet e pamatura

Ambasada amerikane në Kosovë ka reaguar ashpër lidhur me shpenzimet  e zyrtarëve të lartë publik. Përmes një postimi, ambasada e SHBA-ve i ka bërë thirrje Qeverisë së re që të merret me eliminin e tendencës për shpenzimet e pamatura. Po ashtu, kjo ambasadë ka kërkuar të eliminohet edhe trendi i emërimeve pa meritë dhe praktikave të tjera korruptive. “A do ta tërheq qeveria e re trendin e shpenzimeve të pamatura, emërimeve pa merita dhe praktika të tjera korruptive për ta vendosur Kosovën në një rrugë të qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë fiskale? Ora po ec për ta parë këtë”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve. Kujtojmë se Qeveria Haradinaj është kritikuar tej mase për shpenzimet e bëra për dreka e darka, shpenzime jashtë vendit e mjete tjera të hargjuara në forma të ndryshme pa asnjë nevojë nga buxheti i shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …