OEAK: PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend

OEAK: PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka organizuar një tryezë për të diskutuar për rezultatet alarmuese të Kosovës në testin PISA dhe ndikimin në sektorin privat. Në tryezë u tha se rezultatet e testit PISA duhet të shërbejnë si pikë referimi për institucionet shtetërore në rishikimin e sistemit arsimor në vend. Besnik Krasniqi, hulumtues i çështjeve ekonomike si dhe profesor universitar, tha se rezultatet e testit PISA nuk janë aspak befasuese duke e marrë parasysh se zhvillimi i programeve dhe i metodologjisë së mësimdhënies në Kosovë nuk i aftëson nxënësit për të aplikuar dijen praktike në kontekst specifik. Gresa Statovci, konsulente e arsimit, tha se shikuar nga kënvështrimi ekonomik, përmirësimi i cilësisë së arsimit është parametri kryesor për zhvillimin e mëtejmë të vendit. Në anën tjetër, psikologu si dhe profesori universitar, Naim Telaku, nga aspekti psikologjik i elaboroi disa faktorë të cilët mund të kenë ndikuar në rezultate të dobëta në testin e PISA-s, siç janë kurrikula e papërshtatshme, përdorimi jo i duhur i teknologjisë, vështirësitë emocionale dhe mos funksionimi i trekëndëshit prind-fëmijë-mësimdhënës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …