KK i Malishevës ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme, e cila do të vazhdoj të premten e ardhshme

Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit Rrahim Morina, dhe me kërkesën e 12 anëtarëve të kuvendit, e ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të jashtëzakonshme për këtë vit, e cila pas miratimit të rendit të ditës, ka mbetur pa kuorum dhe mbledhja ka vazhduar të mbahet vetëm me diskutime nga të pranishmit, ndërsa mbledhja do të vazhdoj punimet të premten në ora 09:00. Në rend të ditës, me kërkesën e 12 anëtarëve të kuvendit, ishte shqyrtimi i situatës së krijuar pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, për shtatë zyrtarë komunal, pikë e cila është miratuar me shumicë të votave, mirëpo pas miratimit, anëtarët e kuvendit, nga radhët e NISMA Social-Demokrate, e kanë lëshuar mbledhjen, me arsyetimin se kjo është ndërhyrje në drejtësi. Më pas, mbledhja ka vazhduar pa kuorum, por me diskutime nga anëtarët e kuvendit, të cilët kanë debatuar për çështjen dhe i kanë dhënë disa rekomandime, të cilat pritet të votohen në vazhdimin e mbledhjes.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …