Kryetari Latifi me rastin e Krishtlindjeve ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me rastin e Krishtlindjeve ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë, ai ndër të tjera ka thënë: Festat fetare gjithherë kanë qenë ngjarje që na kanë bashkuar si komb, por na bëjnë edhe të reflektojmë mbi rëndësinë e gjërave që na rrethojnë. Si çdo vit edhe sivjet, kremta e Krishtlindjes sjell mesazhin e paqes, dashurisë, respektit, mirëkuptimit dhe tolerancës brenda kombit shqiptar, duke dëshmuar shembullin e mirë edhe për të tjerët. Të dashur vëllezër shqiptarë të besimit katolik, uroj që festa si kjo t’ju sjellin shëndet, paqe, dashuri e mbarësi në familje dhe në rrethin ku jetoni!

Paçi gjithmonë arsye për të festuar!

Gëzuar për shumë mot, Krishtlindjen!

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …