leoni

Dorëheqje në Afganistan pas vrasjes së 130 ushtarëve qeveritarë nga talebanët

Të paktën 10 ushtarë afganë janë vrarë nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli të ushtrisë

Të paktën 10  ushtarë afganë janë vrarë nga një sulm i militantëve në një pikë kontrolli të ushtrisë, në provincën veriore të Balkhit, tha ministria e Mbrojtjes së Afganistanit. Gjashtë anëtarë të tjerë të forcave të sigurisë – tre ushtarë dhe tre agjentë të inteligjencës – u plagosën gjatë sulmit. Në deklaratë u njoftua se pika e kontrollit ishte vendosur aty nga ushtria afgane dhe Drejtoria Kombëtare e Sigurisë, pasi në atë rajon janë mjaft aktivë grupet e militantëve. Përgjegjësinë për këtë sulm e morën grupi militant i talibanëve. Militantët talibanë vazhdojnë të ndërmarrin sulme në Afganistan, duke shënjestruar forcat afgane dhe amerikane, si dhe zyrtarë qeveritarë. Incidentet ndodhin pavarësisht se grupi militant po zhvillon bisedime paqeje me një të dërguar të SHBA-së. Bisedimet synojnë dhënien fund të konfliktit ushtarak në Afganistan.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …