Don Lush Gjergji: Krishtlindjet i bashkojnë të gjithë qytetarët pa dallime fetare e etnike pasi është festë e paqes dhe dashurisë

Don Lush Gjergji: Krishtlindjet i bashkojnë të gjithë qytetarët pa dallime fetare e etnike pasi është festë e paqes

Në ditën e Krishtlindjeve në Katedralen “Nënë Terezë” u mbajt mesha nga e cila u përcollën mesazhe për më shumë paqe dhe dashuri. Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë të shumët të besimi katolik para të cilëve  Don Lush Gjergji u shpreh se kjo festë i bashkon të gjithë qytetarët pa dallime fetare e etnike. Ai tha se festa e Kërshëndellave është festë e paqes dhe dashurisë. Sipas tij Shën Nëna Tereza i dëshmoi jo vetëm ne shqiptarëve, jo vetëm ne të krishterëve, katolikëve por mbarë botës çka është Zoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …