Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas publikimit të rezultatit zgjedhjeve, sot e ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga partia

Isa Mustafa e përgënjeshtron Albin Kurtin, thotë LDK nuk e ka refuzuar por ka vlerësuar se i takon kryetari i Kuvendit

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i kësaj partie Albin Kurti ndër të tjera deklaroi sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit: “U ofruam edhe postin e kryetarit të Parlamentit si një kompromis për të arritur marrëveshjen por edhe për të ndarë dhe balancuar pushtetin. Oferta jonë gjeneroze u refuzua në pasditen e 24 dhjetorit”. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përgënjeshtroi këtë pohim të Alnin Kurtit duke thënë: “Për hir të së vërtetës, LDK, jo që ka refuzuar por, ka vlerësuar se duhet t’i takojë kryeparlamentari me marrëveshje”. “Ne bëmë punën tonë, zhbllokuam procesin, përkundër që s’kishim marrëveshje e as njoftim se Vetëvendosjen do të procedojë me Kryetarin e Kuvendit”, ka shkruar Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …