Haradinaj: Shkarkimi i Task-Forcës kundër korrupsionit është vendim i paplan që shkakton pasiguri juridike

Haradinaj: Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga ShHBA në Irak dhe Siri

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova rreshtohet krah Amerikës në sulmet e fundit mbrojtëse në Irak e Siri.  Haradinaj ka thënë se Kosova është e palëkundur në luftën kundër terrorizmit e udhëhequr nga SHBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. “Kosova përkrahë sulmet e fundit mbrojtëse ndaj Kata’ib Hizbollah të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Irak dhe Siri. Veprimet e shpejta mbrojtëse ndaj kërcënimeve dhe sulmeve të kësaj organizate janë të domosdoshme në çrrënjosjen e terrorit dhe në ndërtimin e paqes në botë. Kosova qëndron e palëkundur në koalicionin kundër terrorizmit të udhëhequr nga ShBA-të dhe përkushtohet në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Kata’ib Hizbollah dhe organizatat tjera të ngjashme nuk do të mund ti realizojnë qëllimet e tyre përmes terrorit e dhunës e aq më pak të përkrahura nga shtetet të cilat janë kundër lirisë e paqes”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli godet Kurtin: “Arrogant, s’duhet të ketë mundësi për qeveri të re”

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e …