Kryetari i Iranit, Ali Hamnei, e ka quajtur Shqipërinë një vend të lig evropian që po strehon armiqtë e Iranit

Kryetari i Iranit, Ali Hamnei, ka folur për Shqipërinë të cilën e ka quajtur një vend të lig evropian që po strehon armiqtë e Iranit. “Është një vend shumë i vogël por shumë i keq evropian, ku elementë amerikanë bashkëpunojnë me tradhtarë iranianë dhe planifikojnë kundër Republikës Islamike. Dhe plani që kishin u pa qartë, me protestat që u mbajtën në Iran, pasi disa nga ata tradhtarë erdhën në Iran për të protestuar. Agjentë armiq nisën të zbatojnë planin për të sabotuar, vrarë dhe për të shkatërruar si qeverinë ashtu dhe kushtetutën tonë”, citohet të ketë thënë Khamenei. Shqipëria ka pranuar muxhahedinët iranianë në vitin 2016 në bazë të një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Milorad Gjokoviqin: Viktimat nuk kërkojnë hakmarrje, por drejtësi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Milorad Gjokoviq të shpallet fajtor për krime lufte …