Agim Veliu

Agim Veliu: Oferta e Vetëvendosjes nuk ka diçka të re, as serioze, për një marrëveshje përfundimtare

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka folur për ofertën e fundit të Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar partisë së tij LDK-së.  Ai ka thënë për mediet se në këtë ofertë nuk ka diçka të re, as serioze që do të mund ta zgjidhte situatën drejt një marrëveshje përfundimtare. “Unë po flas personalisht nuk është diçka serioze. Jemi duke e shqyrtuar për mundësi të reja,  megjithatë nuk ka diçka të re. Nuk ka diçka serioze aty që mund të na nxjerrë prej situatës. Megjithatë sipas tij, kjo ofertë duhet të shqyrtohet brenda organeve të LDK-së. “Duhet ta shqyrtojmë me organet e LDK-së edhe besoj se do të bisedojmë për parime të marrëveshjes, nuk e di çfarë kemi të shqyrtojmë në këtë ofertë”, u shpreh Veliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …