leoni

Ministria e Infrastrukturës kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin për shkak të mjegullës së madhe

Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar operatorët që nga ora 04:00 e mëngjesit të fillojnë kriposjen e rrugëve rajonale, magjistrale dhe autostradave të vendit, si preventivë ndaj ngricave dhe akullit të mundshëm të shkaktuara temperaturat e ulëta dhe mjegulla e dendur që ka mbuluar vendin tonë. Ministria e Infrastrukturës ka kërkuar edhe nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të shtojnë kujdesin meqë dukshmëria horizontale është tejet e ultë në disa pjesë të Kosovës. Zëdhënësja e Ministrisë së Infrastrukturës, Fillojetë Konjuhi ka shtuar më tutje se për gjendje e rrugëve lokale, përgjegjëse janë komunat, mirëpo nëse nuk kanë kapacitete të duhura, ata duhet ti drejtohen Ministrisë së Infrastrukturës për ndihmë.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …