Pandeli Majko

Majko: Në esencë, liria e Kosovës ishte edhe e shqiptarëve

Ish kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës çlirimtare në vendin tonë, Pandeli Majko duke evokuar kujtime të shumta të asaj kohe ka thënë se në esencë, liria e Kosovës ishte edhe liri e shqiptarëve. Ai shtoi më tutje se shqiptarët e Kosovës nuk duhet ta falënderojnë atë shumë sepse ka bërë detyrën e tij, detyrën që ka vëllai për vëllanë kur ai ka nevojë për ndihmën e tij. Atë kohë, së bashku me Ilir Metën dhe shumë kolegë të tjerë, midis të cilëve edhe kryeministri Edi Rama mblidheshim, por a ishim kaq të bindur dhe të fortë? Ju siguroj që ishim edhe të frikësuar dhe të shqetësuar, na shkonte mendja se do ta na kujtohet emri për keq. Në ato momente të vështira të gjithë shqiptarët u bëmë një, të majtë e të djathtë, komunistë e ilegalistë. Me Sali Berishën ishim gati të vriteshim, por pas masakrës së Reçakut u mblodhëm dhe thamë kur serbët na vrasin ne duhet të bashkohemi, theksoi në mes tjerash ish kryeministri i Shqipërisë gjatë kohës së luftës çlirimtare në vendin tonë, Pandeli Majko.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …