Sadik Halitjaha

Halitjaha: Gjykatat kundër ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë prapavijë politike

Eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha i ka deklaruar televizionit “Dielli” se nuk e ka menduar asnjëherë se duhet të përgjigjet para gjykatës së Kosovës për çështjen e veteranëve të rrejshëm. Absurdi më i madh dhe mospranimi më i madh shpirtëror dhe psiqik i imi është, se pse duhet të përgjigjem para një gjykate që unë kam derdhur gjak, shtatë plagë i kam, për një absurditet që ka bazë politike. Ne i kemi dorëzuar raportet vazhdimisht në qeveri, raportet tona janë votuar në mënyrë aklamative, pa asnjë kundërshtim, më e keqja që ka ndodhur është kur dalin listat e para dhe fillon e hyn pagesa 170 euro.

Eprori Halitjaha ka shtuar më tutje se kategorizimet veteran i luftës, pjesëmarrës, invalid, kontribut dhënës janë bërë me qëllime tendencioze dhe ndikim politik, së pari ata e ngritën opinionin ata argatët që paguhen dhe u bënë 70 mijë veteran, por 70 mijë janë aplikues prej tyre 46 mijë veteranë. Asnjëhërë nuk kemi arritur ti numërojmë të gjithë sepse nuk kemi pasur ushtri të rregullt. Deri tani në zonën time 380 i kanë marrë në pyetje e nga ta asnjë nuk është proceduar për gjykatë pra nuk doli asnjë veteran i rrejshëm. A ka më turp se t’i thuhet njeriut që ka marrë pjesë në luftë ka dhënë kontribut për luftën kush më shumë e kush më pak, t’i thuash veteran mashtrues.

Këtu ka rënë dinjiteti në zero, kanë ndikuar mediet me këta analista që për mua janë banalista se nuk e di argatin e kujt e bëjnë dhe marrin nëpërkëmbë të drejtën dhe vlerat e UÇK-së. Si gjykata në Kosovë në këtë rast me komisionin për veteranët sikur ajo e Hagës prapavinë e kanë politike dhe qëllimet janë politike, kështu e cilësoj unë, ka deklaruar mes tjerash  për televizonin “Dielli” eprori i lart i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Halitjaha.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …