Gjatë ditës së nesërme pritet nënshkruhet marrëveshja për bashkëqeverisje në mes Vetëvendosjes dhe LDK-së

Sonte pritet të zhvillohet takimi i radhës në mes të liderit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa

Sonte pritet të zhvillohet takimi i radhës në mes të liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Takimi pritet të filloj në ora 18.00 dhe më pastaj të dilet me një qëndrim të përbashkët për rezultatet e këtij takimi. Njoftohet se ka përafrim të të dyja palëve që qëndrimeve të tyre për arritjen e marrëveshjes për koalicionin qeveritar për katër vitet e ardhshme. Njoftohet se përafrimi i qëndrimeve ka ardhur pas takimit të zhvilluar të këtyre dy kryetarëve të partive politike me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Riçard Grenel.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …