Me rastin e 30-vjetorit të rënies përkujtohen dëshmorët e kombit Halim Hoti, Nesimi Elshani, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Me rastin e 30-vjetorit të rënies përkujtohen dëshmorët e kombit Halim Hoti, Nesimi Elshani, Agron Fetahu dhe Hilmi Krasniqi

Me rastin e 30 vjetorit të rënies në altarin e lirisë, do të përkujtohen dëshmorët: Halim Hoti nga Krusha e Madhe, Nesimi Elshani nga Nagavci, Agron Fetahu nga Celina dhe Hilmi Krasniqi nga Hoça e Vogël. Në demonstratat për Kosovën Republikë, të cilat me shumë sukses i udhëhoqi ideologu i çështjes shqiptare Ukshin Hoti, ranë për të mos vdekur këta 4 dëshmorë dhe u plagosen 19 të tjerë. Me rastin e 30 vjetorit, sot do të organizohen homazhe. Në orën 10:00 homazhe dhe nderime tek varrezat e dëshmorëve. Në orën 11:00 homazhe dhe nderime tek vendi i rënies, në fshatin Brestoc. Në orën 12:30 mbahet manifestimi përkujtimor dhe kulturor “Flaka e Janarit” në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec. Në orën 13:30 ekspozitë kolektive e artit pamor në galerinë e artëve në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

Kontrolloni gjithashtu

Me një sërë aktivitetësh shënohet 5 Maji-Dita e Dëshmorëve në Besianë

Agjenda e aktiviteteve për nderë të 5 Majit-Ditës së Dëshmorëve Ftesë: në ora 12:00 Manifestimi …