leoni

Administrata Komunale e Vitisë ofron qasje në internet falas për vizitorët

Komuna e Vitisë, konkretisht Zyra e IT-së në bashkëpunim me Agjencionin e Shoqërisë Informative (ASHI) kanë vendosur disa WI-FI në objektin e ri të Administratës Komunale në Viti, për tu mundësuar qytetarëve qasje në internet falas. Sipas Sabedin Ilazit, Zyrtar i IT-së në këtë komunë kjo u bë me qëllim të mirë. “Në objektin e ri të administratës Komunale në Viti, kemi vendosur pajisje për shpërndarjen e internetit falas për qytetarët të cilët presin për tu pajisur me ndonjë dokument ose kanë nevojë të pranojnë ndonjë dokument në formatin elektronik. Kjo u bë me qëllim të mirë që qytetarët që kanë nevojë për internet në komunë të kenë këtë shërbim falas”, u shpreh Ilazi. Ai tha se kjo gjë është mundësuar falë bashkëpunimit të mirë me ASHI-në.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …