Mustafa - Kurtit: Anuloje vendimin për shkarkimin e ministrit Veliu dhe hiqe taksën ose prishet koalicioni

Negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike duket se do të dështojnë

Negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike duket se do të dështojnë. Të dyja palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me praninë dhe autoritetin e ambasadorëve të QUINT-it si dhe  shefes së Zyrës së BE-së, zonjës Apostolova. Asnjëra prej partive që po përpiqen të formojnë koalicionin qeveritar nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk kanë përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për mandatarin e Qeverisë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …