Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell e viziton sot Kosovën, takohet me kryetarin Thaçi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell e viziton sot Kosovën, takohet me kryetarin Thaçi

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borrell, sot do ta vizitojë Kosovën. Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit do të jenë tema kryesore e kësaj vizite. Sipas agjendës, në mesditë rreth orës 12:00, ai do të pritet nga kryetari i vendit, Hashim Thaçi në kabinetin e këtij të fundit. Më pas, të dy do të kenë një adresim për media. Më pas, shefi i diplomacisë evropiane do të ketë një takim me subjektet politike në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Borell do të vizitojë edhe KEK-un, ndërsa më pas do të niset drejt Prizrenit ku do të takohet me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka dhe komunitetet.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …