Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi mori pjesë në Digital Weekend, në cilësinë e ndërmarrësit të suksesshëm

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi ka marrë pjesë në Digital Weekend, në Korçë, aktivitet që promovoi vlerat e inovacionit, teknologjisë dhe njohurive digjitale.

Ai para mbi 200 pjesëmarrësve ka ndarë përvojat dhe ka rrëfyer suksesin e UBT-së, që tashmë është vlerësuar ndërkombëtarisht si institucion i suksesshëm dhe është modeli më i mirë për ndërmarrësit e ardhshëm kosovarë, që të kenë sukses sidomos në botën akademike.

Rektori Hajrizi tha se ndërmarrësia në institucione arsimore është mjaft komplekse dhe e vështirë sepse përveç se duhet të krijojnë një stabilitet për vetë ndërmarrjen, është e nevojshme që të krijojnë kompetenca dhe kuadro për kompani tjera duke përgatitur kuadrot të së ardhmes, gjë që UBT ka arritur ta realizojë.

“UBT si institucion i arsimit të lartë ka filluar nga zero në vitin 2001, ndërsa tani është institucioni që numëron numrin më të madh të stafit dhe numër të madh të studentëve, rreth 25 mijë studentë, si dhe numrin më të madh të programeve të akredituara. Universitetet kanë një përgjegjësi shumë të madhe sepse përveç edukimit të duhet të gjenerojnë dije të reja si dhe te sjellin inovacionet e fundit, siç ka sjell UBT teknologjitë e fjalës së fundit”, theksoi ai.

Tutje, ai potencoi se funksionet e dizajnuara dhe të implementuara nga UBT janë të bazuara në taktikat më të mira në botë dhe kontribuojnë dukshëm në ngritjen e punësimit, vetëpunësimit, bashkëpunimit, edukimit dhe industrisë, duke krijuar kështu një ekosistem.

“Roli i universiteteve në krijimin e ekosistemeve është i rëndësishëm, ky koncept edhe ma i rëndësishëm është lidhja e palëve të interesit dhe lidhja mes lidershipit dhe qytetit, ku bashkërisht i bashkojnë konceptet dhe krijojmë një transformim në qasje inovative”, tha rektori Hajrizi.

29/01/2020

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …