Lufti Haziri

Lutfi Haziri e rithekson insistimin e LDK-së se kjo parti e dëshiron më çdo kusht postin e kryetarit të Kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se bisedimet me Vetëvendosjen kanë zgjatur, por jo sa ka zgjatur certifikimi i zgjedhjeve të 6 tetorit. “Pritjet kanë qenë se do të bisedimet do të kryhen shpejt dhe do të kemi marrëveshje me Vetëvendosjen. Sot e tutje kanë mbetur pak ditë deri më 4 shkurt, pjesa me madhe e marrëveshjes është kryer, por duhet të jetë ndarje të drejt sipas formulës së LDK-së të datës 8 janar. Roli jonë duhet të jetë i barasvlershëm dhe se Vetëvendosjen duhet ta shoh LDK së si pjesë të marrëveshjes”, tha ai sot. Haziri theksoi se LDK-ja insiston të ketë kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij LDK-ja e ka bërë të qartë, ose shkon me Vetëvendosjen në qeveri ose shkon në opozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …