Nicholas Abbott: Institucionet e drejtësisë në Kosovë të punojnë më shumë për ndjekjen e krimeve të luftës

Abbott: Britania e Madhe do të jetë partner dhe mike e afërt e Kosovës pavarësisht se ajo do të largohet nga BE

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott ka thënë se Britania e Madhe do të jetë partner dhe mik i afërt i Kosovës pavarësisht se shteti nga vjen sot do të largohet nga Bashkimi Evropian. “Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga Bashkimi Evropian sot, dhe do të fillojë një marrëdhënie të re me partnerët tonë në BE-në dhe partnerët tjerë. Britania Globale do të mbetet forcë për të mirën e botës. Ne do të krijojmë një partneritet të ri në Evropë dhe do të vazhdojmë të jemi partnerë dhe miq të afërt të Kosovës. Marrëdhëniet tona janë të bazuara në historinë dhe vlerat e përbashkëta. Siguria e Evropës është po ashtu siguria e Britanisë dhe ne do të mbesim fuqishëm të përkushtuar për sigurinë Euro-Atlantike dhe ndaj fqinjëve Evropianë, duke përfshirë Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit perëndimor:, ka shkruar Abbott.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri shpërthen në Kuvend: “A jemi vendi më i pasur në Evropë që s’po veprojmë për çmimin e naftës?”

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së …