Veseli - Kurtit: Ti dhe gjysma e ministrave tuaj të prezantuar gjithmonë keni kërkuar burg për çlirimtarët e Kosovës

Veseli – Kurtit: Ti dhe gjysma e ministrave tuaj të prezantuar gjithmonë keni kërkuar burg për çlirimtarët e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në fjalën e tij para deputeteve në seancën për zgjedhjen e Qeverisë, ka thënë se sot po synon të bëhet kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i cili as nuk e njeh e as nuk e ndjen Republikën e Kosovës si shtet, prandaj sipas tij, Kurti nuk mendon as të jetojë në Kosovë. Veseli i shtroi pyetje Albin Kurtit, duke e pyetur se a do ta luftojë Serbinë me këtë qeveri, apo ushtarët e UÇK-së përmes Gjykatës Speciale? “Sepse, ti dhe gjysma e ministrave tuaj gjithmonë keni kërkuar burg për çlirimtarët e Kosovës. Si është e mundur që asnjë patrioti nuk i bëre vend në kabinetin qeverisës? I eliminove edhe në Kuvend”, tha Veseli. Kryetari i PDK-së ka thënë se ky koalicion do jetë koalicion i pazareve dhe nuk do të merr asnjë vendim të mirë për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …