Komuna e Skenderajt ka vazhduar shpërndarjen e kontejnerëve 120 L

Me qëllim të ngritjes së nivelit të menaxhimit të mbeturinave në komunën e Skenderajt, me përkrahjen e GIZ-it gjerman, Komuna e Skenderajt ka vazhduar shpërndarjen e kontejnerëve 120 Litërsh në fshatrat: Ticë, Plluzhinë dhe Likoc. Ditëve në vijim sipas planit të paraparë dhe mundësive financiare do të bëhet dhe shpërndarjen e kontejnerëve ne fshatrat tjera. Mbulueshmëria me shërbime primare të menaxhimit të mbeturinave në tërë territorin e komunës së Skenderajt dhe eliminimi i deponive ilegale të mbeturinave është pjesë e angazhimit kontinual. Për të krijuar një mjedis të pastër duke ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin në përgjithësi secili nga ne duhet të kemi kujdes më të madh ndaj mjedisit. Falënderojmë GIZ-n gjerman për gjithë përkrahjen e dhënë në fushën e menaxhimit të mbeturinave për komunën e Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nderohet me mirënjohje nga “Agro Celina”

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ka pritur në takim agronomin, Feim Rexhepi, …