PDK-AAK-Nisma

PDK, AAK dhe Nisma e konsiderojnë të gabueshme dhe të ngutshme heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave serbe

Tri partitë opozitare, PDK, AAK dhe Nisma e konsiderojnë të gabueshme dhe të ngutshme heqjen e tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Ata janë të vendosur për ta parandaluar këtë dhe thonë se mund të ndërmarrin edhe veprime jashtë institucionale. Përveç kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili u shpreh kundër ngutisë për ta hequr taksën, më të ashpër në qëndrime shprehën dy partitë e tjera opozitare, madje në partinë e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj thonë se taksa në asnjë formë nuk duhet të largohet fare.   Deputeti i AAK-së, Rasim Selamaj thotë se  do të kundërshtojmë çdo pretendim për largim të saj, derisa theksoi se përveç një seance të jashtëzakonshme plenare mund të përdorin edhe metoda të tjera. Edhe shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala tha për KosovaPress se deklaratat e pushtetit të ri qysh në ditët e para të punës për largim të taksës janë të ngutshme. Sipas tij duhet një analizë më e mirë se qysh duhet të jetë reciprociteti i plotë. Ndërkohë kryeparlamentarja Vjosa Osmani e theksoi sërish se tarifa ndaj mallrave serbe do të largohen dhe në vend saj do të vendoset masa e reciprocitetit të plotë ndaj tyre.

Kontrolloni gjithashtu

21 vjet nga masakra mizore e civilëve shqiptarë në Mejë të Gjakovës nga forcat policore e ushtarake serbe

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, kanë shkallë tejet të ulët të përfundimit me aktgjykime

Procedurat ligjore për krime të luftës, që ka kryer Serbia në Kosovë, vazhdojnë të kenë …