Tinka Kurti reagon pas mosmarrjes mandatit të deputetes pas zëvendësimit të deputetëve

Tinka Kurti reagon pas mosmarrjes mandatit të deputetes pas zëvendësimit të deputetëve

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka reaguar lidhur me mosmarrjen e mandatit të deputetes pas zëvendësimit të deputetëve me ata të cilët kanë marrë poste në kabinetin qeverisës. Ajo përmes një postimi në rrjetin socail ka shkruar se nuk do ta besonte asnjëherë që mund ta fitonte mandatin me vota e të mos e marr postin vetëm për shkak që është grua. Kjo sipas saj, për shkak të nenit brenda Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme që thotë se zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet përbrenda gjinisë. Sipas Kurtit, kjo është në kundërshtim me frymën kushtetuese e parimet ndërkombëtare dhe ligje të tjera që janë shkruar e miratuar për përparimin e të drejtave të grave, por është edhe në kundërshtim me vetë konceptin e barazisë si synim e rrugëtim. Sipas saj, ky nuk është vetëm problem ligjor por thellë politik.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …