Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri

Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri

Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Rojters, e cila thirret në burime brenda institucioneve turke të sigurisë. Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të zmbraps trupat siriane në Idlib, nëse nuk u tërhiqen deri në fund të muajit. Deklarata e tij u bë pasi tetë ushtarë turq u vranë nga bombardimet e forcave qeveritare siriane, më 3 shkurt. Forcat e presidentit Bashar al –Asad po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Halepit. Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë, të cilët gëzojnë mbështetjen e Turqisë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …