Kërcënimi arbitrar i Albin Kurtit, me maksimën e njohur, “krejt ose hiq”, tregon frikën e tij në “përballje” me realitetin

Kurti: Nuk do ta heqim taksën pa e vendos reciprocitetin e plotë me Serbinë

Kryeministri, Albin Kurti i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se qeveria e Kosovës nuk do ta heqim taksën pa e vendos reciprocitetin e plotë me Serbinë. Reciprociteti, të cilin ne e duam është reciprocitet, i cili shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në Rezolutën e 7 dhjetorit të vitit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Për neve është e papranueshme që të mos kemi simetri në raportet tona edhe sa i përket dokumentacionit të mallrave, pastaj të automjeteve, të certifikatave të ndryshme, e deri te fakti që shoferët e mauneve me mallrat e Kosovës, për shkak se nuk u njihet leja e vozitjes së Republikës sonë, dënohen me qindra euro nëpër rrugët e Serbisë. Pra, nuk është se ne duam të hakmerremi me reciprocitet, por konsiderojmë që ky është një parim i shëndoshë për marrëdhënie konstruktive, bilaterale e të fqinjësisë së mirë. Ndërsa lidhur me mos njohjen e Kosovës nga Serbia, ai ka thënë se pavarësisht kësaj Kosova është shtet dhe si të tillë e njohin 110 shtete anekënd globit përfshirë këtu shumicën dërmuese edhe të vendeve të Bashkimit Evropian, edhe të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …