Ramush Haradinaj

Haradinaj: Mos e heq taksën pa njohjen e Kosovës nga Serbia

Ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka vazhduar t’i bëj thirrje kryeministrit, Albin Kurti që mos tra heq taksën ndaj prodhimeve të Serbisë. Ish kryeministri Haradinaj ka shkruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donalld Tramp i ka kërkuar Serbisë ta njohë Kosovën dhe Haradinaj kërkon që taksa të hiqet me njohje. Mos e bëj dorëzimin përpara njohjes nga Serbia, sepse do mbetesh duarthatë. Presidenti Trump në letrat e tij dërguar Kosovës dhe Serbisë kërkoi shprehimisht njohjen e Kosovës nga Serbia. Edhe ne po kërkojmë të njejtën. Taksa të hiqet me njohje, dhe zgjidhet problemi, ka shkruar në mes tjerash ish kryeministri, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma i jep dorën Kurtit, por jo pa kushte: Dimal Basha, pengesa që po ekspozon dobësinë e politikës kosovare

Në skenën e trazuar politike të Kosovës, ku interesat partiake shpesh mbizotërojnë mbi përgjegjësinë shtetërore, …