Rexhep Selimi kërkon nga kryeministri Hoti që të mos e shtyjë mbledhjen e dy qeverive por të takohen me 25 shtator

Rexhep Selimi: Në dialogun me Serbinë, nuk duhet të diskutohen tema që rrezikojnë shtetësinë e Kosovës

Rifillimi i dialogut me Serbinë është kërkesë e SHBA-së, por edhe BE-së. Në takimet që kryeministri kishte me ambasadorin amerikan, por edhe shefen e BE-së, u theksua nevoja e përshpejtimit të procesit të dialogut me Serbinë. Por njohësi i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë për këtë qeveri. Por shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se në dialogun me Serbinë, nuk duhet të diskutohen tema që rrezikojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës. Selimi ka thënë se qasja e qeverisë Kurti karshi dialogut me Serbinë nuk do të përqendrohet në kërkesat e Serbisë për ta kundërshtuar Pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Teksa ka komentuar edhe qeveritë e kaluara në raport me dialogun, Selimi thotë se shumë herë janë biseduar tema që janë në dëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, kërkon raportim urgjent të drejtorit të policisë për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkesa refuzohet

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kërkuar që drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, …