leoni

AAK nesër diskuton në mbledhje të Kryesisë, paralajmërimin e Kurtit për heqjen e taksës

AAK nesër diskuton në mbledhje të Kryesisë, paralajmërimin e Kurtit për heqjen e taksës 100%

Grupi parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nesër duke filluar në orën 14:00, mbanë mbledhje të jashtëzakonshme. Në mbledhje do të diskutohet rreth seancës që planifikohet të thirret në lidhje me paralajmërimin e kryeministrit Kurti për heqjen e taksës 100% për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina. Njëherit, do të diskutohen edhe hapat e mëtejshëm, që do t’i ndërmerr Grupi parlamentar i AAK-së pas paralajmërimeve të ministrit Abdixhiku, për anulimin e dy projekteve kapitale, autostradën e Dukagjinit dhe atë të Anamoravës.

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali: Liria nuk është e plotë me çlirimtarët në pranga — më 17 tetor zemra e shqiptarëve do të rrahë për UÇK-në

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në prag të protestës …