Përfundoi edhe turniri në volejboll për femra

Në kuadër të aktiviteteve sportive që po organizohen në Komunën e Malishevës dhe mbahen për nder të festës së Pavarësisë së Kosovës, është mbajtur edhe turnir tashmë tradicional në volejboll për femra, ku morën pjesë katër ekipe. Pjesëmarrës në këtë turnir ishin KVF “Malisheva” Malishevë, KVF”Vëllaznimi” nga Gjakova, KVF” Theranda” nga Suhareka dhe KVF ”Peja” Pejë. Fitues i këtij turnir ishte ekipi vendas. Ky turnir është mbajtur në sallën e sportit të SHFMU “17 Shkurti” në Banjë, dhe është organizuar nga Komuna e Malishevës, në bashkëpunim e Klubin e Volejbollit “Malisheva”. Vendin e parë në këtë turnir e mori KVF “Malisheva”, të dytin KVF “Vëllaznimi” dhe vendin e tretë KVF “Peja”. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe lojtaret i ka përshëndetur zyrtari komunal për sport, Albert Morina dhe drejtuesit e KVF “Malisheva”.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për zgjedhjen e Kryetarëve dhe Këshillave të Lagjeve Urbane, fshatërave dhe vendbanimeve në komunën e Rahovecit

Komisioni për udhëheqjen dhe koordinimin e procesit të zgjedhjes së këshillave lokale ka mbajtur takimin …