Bild: 11 veta shumica e tyre kurdë janë vrarëve nga një vrasës gjerman në dy sulme të mbrëmshme, në Hanau

Bild: 11 veta shumica e tyre kurdë janë vrarëve nga një vrasës gjerman në dy sulme të mbrëmshme, në Hanau

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se 11 veta, (pa precizuar përkatësinë e të gjithëve por duke përmendur disa  kurdë), janë vrarëve nga një vrasës gjerman në dy sulme të mbrëmshme në Hanau. Vrasësi më vonë është gjetur në apartamentin e tij. Ai është Tobias R. Rreth orës 22:00 mbrëmë i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në qendër të Hanaut dhe në një bar ka shkaktuar viktima: pesë të rinj, përfshirë edhe një grua me origjinë  kurde. E një skenë tjetër krimi është lokalizuar në 2 kilometra largësi, në distriktin Kesselstadt. Këtu, i dyshuari është gjetur i vdekur në apartamentin e tij. Sipas Policisë nuk ka të tjerë të dyshuar, derisa një tjetër ishte arrestuar mbrëmë. Bild raporton se i dyshuari ka lënë një letër rrëfimi dhe një video. Ndër të tjera, i dyshuari Tobias R., flet për nevojën për të shkatërruar disa popuj, dëbimi i të cilëve nga Gjermania nuk po  mund të arrihet më. Në bazë të raportimeve thuhet se i dyshuari kishte pikëpamje të djathta, por mbante armë me leje, edhe pse ligji në Gjermani kufizon skajshëm personat që mbajnë’ armë me leje.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …