Thaçi: Selman Vojvoda si student i ri e ka lënë librin që t’i bashkohej rezistencës kundër Serbisë, tre dekada më parë

Thaçi: Selman Vojvoda si student i ri e ka lënë librin që t’i bashkohej rezistencës kundër Serbisë tre dekada më parë

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është mbajtur një Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorit Selman Vojvoda, në 30-vjetorin e vrasjes së tij. Në këtë akademi, Thaçi ka thënë se Selman Vojvoda si student kishte lënë librin që t’i bashkohej rezistencës kundër Serbisë, tre dekada më parë. “Në mesin e atyre njerëzve që treguan vendosmëri, zgjuarsi dhe vizion ishte edhe studenti Selman Vojvoda. Ai dha shembullin më të mirë se si një i ri, la librin dhe doli në ballë të demonstratave. Rënia e tij nuk ishte e rastësishme. Patriotizmin e kishte të frymëzuar nga familja. Selman Vojvoda ra heroikisht në istikamet e rezistencës paqësore kundër policisë dhe ushtrisë serbe”, ka thënë Thaçi. Më tutje, Thaçi ka thënë se rënia e Selmanit ka simbolikë të veçantë për Drenicën, Mitrovicën dhe të gjithë Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …