Në universitet publike nga ky vit studimet në nivelin bachelor dhe master do të jenë pa pagesë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” i ndanë 1.052 bursa studentore për vitin akademik 2019/20

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të ndajë 1.052 bursa për studentët për vitin akademik 2019/20, është bërë e ditur të hënën nga UP-ja. Sipas komunikatës, Këshilli Drejtues i Universitetit ka aprovuar më 20 shkurt, raportin e Komisionit për Ndarje të Bursave Universitare për Studentët e UP-së, për vitin akademik 2019/2020. Secili nga studentët do të përfitojë nga Universiteti 650 euro. Më së shumti bursa do të ndahen për studentët e Fakultetit Juridik – 193. Me mbi 100 bursa janë edhe studentët e Fakultetit të Arteve (137), Mjekësisë (125) dhe Ekonomik (114).

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …