Edi Rama: “Mini-Shengeni” ballkanik do të krijojë më shumë lehtësira qytetarëve të Ballkani Perëndimor

Edi Rama: “Mini-Shengeni” ballkanik do të krijojë më shumë lehtësira qytetarëve të Ballkanit Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në samitin e BERZH-it që zhvilloi punimet në Londër ku edhe një herë mbrojti “Mini-Shengenin” ballkanik si një nismë që do t’i krijojë më shumë lehtësira qytetarëve të Ballkanit. Në të njëjtin panel ku ndodhej edhe homologu i Kosovës, Albin Kurti dhe ajo e Serbisë, Ana Bërnabiq, kryeministri shqiptar e quajti nismë të suksesshme “Mini-Shengenin”, pavarësisht se deri më tani ka marrë dakordësinë vetëm nga Beogradi, Tirana dhe Shkupi. Edhe në Londër, shefi i qeverisë shqiptare foli për zhgënjimin që solli vendimi negativ i tetorit sa i përket çeljes së negociatave, ndërsa pranoi se Brukseli e ka të vështirë të kuptojnë politikën shqiptare. Në fund të fjalës së tij Edi Rama nënvizoi edhe disa nga projektet për të cilat Shqipëria kërkon investime siç është aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, parqet, investimet hidrike.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …