Ambasada angleze në Prishtinë ka reaguar lidhur me heqjen e pjesshme të taksës nga kryeministri Albin Kurti

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me heqjen e pjesshme të taksës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Britania e Madhe thotë se hapi i Kurtit është i mirë, megjithatë taksa duhet të hiqet plotësisht. Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka thënë në telefon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se e mbështet rifillimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri Johnson e përshendeti heqjen pjesërisht të taksës nga kryeministri Kurti, megjithatë Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të taksës. “Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka biseduar në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq: “Kryeministri Johnson e përshëndeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifës së Kosovës nga mallrat nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të tarifave”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …