Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Liria, këto shkronjat e arta gjakuan brezat, u bënë stinët tona të jetës për ta mbushur motmotin e saj

(Fjala e Blerim Muriqit, mbajtur me rastin e varrimit të Qerim Kelmendit, më 29. 2. 2020)

Qerim… dhe ja vie një ditë, kur jeta na shfaqet tabloid mbushur me pejsazhet e saj të vyera, sado të ketë qenë e kaluara një kalvar përpjekjesh e vuajtjesh, dhimbjesh e gëzimesh, fitoresh e humbjesh, rënjesh e ngritjesh!

Liria, këto shkronjat e arta gjakuan brezat, u bënë stinët tona të jetës për ta mbushur motmotin e lirisë, prej ku dora dorës këto troje shqiptare nga brigjet e jonit dhe adriatikut, një ditë t’i themi botës; edhe ne u bëmë!

Shokët Qerim ma kërkuan që sot të flisja këtu sikur ka folur heshtja këtu e dyzet vjet. Po a flitka heshtja more burrë?

Do të doja, ajo të mos fliste as sot, që ti të ishe këtu mes nesh për t’ju folur të rënëve në përjetësinë e tyre, netëve të gjata për të biseduar e ditëve me mallë për lulet, sikur e kishe zakon, por jo, ti sot je njëri nga ta, ti je rënja e re,

Gllogjani sot e ka thirrur diellin për ty. Ai sot po rri gojëhapur mbi qiell, pret ta thyejm pas perden jetësore të trekëndëshit Qerim, Demë, Shpirtmadh.

Atë pikëndarje që ti e thure që në torturën e parë ndaj teje në vitin e largët të prillit 1981 kur ishe vetëm 14 vjeq… Heshtjen.

Atë botë, në pranverën e përflakur të ’81-tës, ti kishe në gjirin e vrullit tënd djaloshar rrëfimin për vëllaun e munguar Ibrahimin, për atdheun e pushtuar të vëllait të munguar.

Dalëngadalë… jetës iu ngjite duke e mësuar se vetëm përbuzja deri në mohim fizik të vetes e bënte njeriun tonë të denjë për shtigjet që po hapeshin, Luftën çlirimtare.

Dekada e pranverës 81 të dha moshën, staturën, kalitjen, ne na dha shokun, atdheut i dha djalin.

Zvilllimet e vitit 1989 thyen çdo iluzion si në planin e zhvillimeve të përgjithshme poashtu dhe në atë personal, tëndin. Makabriteti i torturës që ushtruan mbi ty atë gjashtëmujor hetimesh të bënë ta doje vdekjen. Por jo, nuk ishe vetëm ti ai që donte vdekjen tënde nën torturë.

Vdekjen tënde nën torturë e poshtërim e donte edhe Zymer Zymeri nga majat e UDB-ës, prej ku plandosjen tënde me torturë fizike e kurorëzoi edhe me urinim mbi kokën tënde. Donte të bënte edhe më shumë se kaq ta kryente edhe nevojën e madhe mbi ty!

Kjo dhunë e poshtërim ndaj teje ndau prfundimisht epokat vepruese për ty, në kohën kur edhe Lëvizja Popullore e Kosovës po përmbushte hapin organizativ me kalimin në veprim goditës. Kjo bëri të lindte Çeta e Llapit dhe Aradha Çlirimtare e Pejës, ku ti dhe shumë shokë e shoqe nisën rrugëtimin luftarak.

Që në ditët e para të këtij rrugëtimi u përjetësuan Afrimi e Fahriu por edhe Aradhës së Pejës Arben Kadriu e shumë shokë që ranë njëri pas tjetrit deri në lirinë e Kosovës. Dhe luftërat në Vise.

Njohja me çetën e Llapit, grupin e Labinotit, Prekazin, Açarevën, Jabllanicën, Zahirin, Ademin, Mujën, e Haradinajt plotësuan mozaikun e njohjeve të mëdha që familja Kelmendi kishte gjithandej trojeve e kudo ku veprohej për çlirimin e trojeve dhe Bashkimin e Shqipërisë.

Kur lufta çlirimtare zuri vend në besimin dhe veprimin e të shumtëve në troje dhe gjithçkafes i dhanë epilog Jasharajt, në rrënjët e atij Kushtrimi sikur zakon e ka Drenica e aq luftërave, 24 Marsi i 1998-tes me Glloxhanin bashkoi hapin në siparin e lutës frontale, prej ku kombi ynë filloi të mësoi për fitoret e tija ushtarake të përmasës: Qëndres e fitore, Zonë e territore.

Dhe ja Gazi në shpirtin tënd dha shenjën e Erës, Ajo po fryente për lirinë.

– Arjeta, ja pse e gëzon vajza juaj emrin e shekjuve pritje ERA, Pra Era e Lirisë. E gëzofsh Emrin ku do qofsh Era e Qerimit dhe borgji ynë sot.

Në entuziazmin e para atyre zhvillimeve ta kërkuam të futeshim brenda, donim edhe ne të visheshim me fatin e luftëtarit të terenit, me petkun e përballjes, qëndresës e rënjes, me petkun e lavdisë, për t’ia shtruar edhe ne terenin sadopak çlirimit me djerësn e gjakun tonë.

Ti Dema ynë, zemrës i kishe vënë një gur, na the jo!

– Ne – the, do bëhemi buka e luftës! Këtu është suksesi dhe dështimi i saj. Kosova dhe viset kanë djem e vajza pa mbarim, sado që të ketë neojë t’i hajë lufta. Por, ata duan dinjitetin e luftëtarit dhe ai dinjitet sot është vetëm arma dhe baroti. Ne do bëhemi karvani i gomerëve që do sigurojmë e bartim bukën e luftës, Barotin!

Ky përcaktim solli shumë beteja në shumë rrafshe, nga ai organizativ, të cilin nuk e prisnim, e deri në rrugëtimin e gati përnatshëm andej e këndej kufirit. Sot nuk do t’i numërojmë as volumin e punës as vështirësitë e sukseset.

Sot Qerim ne kemi vetëm një fjalë lamtumire, një falënderim që ishe mes nesh, një dhimbje që rave kaq heret. Kishim edhe shumë për të bërë. Shqipërinë e le në rrugën e bërjes një e të zonjën. Kosova shqiptare po rrugëton andej.

Hijenat, ato mbetjet pushtuese tashmë janë në gërhamat e fundit. Ato, ta dhuruan rënjen, na nderuan duke na treguar dhimbjen e madhe që ndjenë Serbia për humbjen e Kosovës, frikën e madhe që kanë nga bashkimi i këtij kombi, madhështinë e rrugës që ndoqën e po ndjekin plejada e shokëve që po u bashkohesh sot, Jusufi e Kadriu, Rexhepi e Nuhiu, Afrimi e Fahriu, Ademat e Zahirat.

Qerim, jemi në Glloxhanin e madh, i cili e pati fatin ta ndante Historinë duke u rreshtuar brenda Zemrës së Jasharëve, me Vrullin Goditës të Zahirit, nën Grushtin e betimit të ushtrisë Shqiptare, dhe na takon të të themi; do të na mungosh shumë në rrugën tonë!

Por, atje do gjesh shpirtin tënd, dashurinë tënde të jetës, shokët veprimtarë, herojtë e atdheut dhe nuk do pranosh më të na vish, ndaj ne do të të vimë, herë këtu herë nëpër punët gjithandej viseve të pushtuara, mbi hijena e mbi armiq, ne do të të vijmë si lajm i munguar por kumbues, sepse atdheu nëpër gjenerata do risjell shpirtmëdhenj sikur ishe ti,

Lamtumirë Shpirtmadh ta paçim hua kujtimin.

Era e bashkimit do fryjë mbi këto troje dhe ne do i mposhtim armiqt bashkë me hijenat.

E di, se do thuash, ky nuk është betim gjenerate, por kurrë nuk do të mund të thuash se ky nuk është betim Kauze!

Lamtumirë ERA mbetur për Lirinë!

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxha (1966): Kosova është shqiptare, mbetet shqiptare dhe i përket Shqipërisë

Enver Hoxha (1908-1985) nderohet e respektohet në Kosovë, asnjë fjalë e keqe për Josip Broz Titon në Shqipëri, prej vitit 1991

Në Kosovë, ishte idealizuar dhe në masë idealizohet edhe sot Enver Hoxha. Në Kosovë janë …