Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të BE-së

Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të BE-së

Komisioni Evropian, tashmë ka publikuar raportin për Shqipërinë që rekomandon edhe njëherë hapjen e pakushtëzuar dhe të menjëhershme të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Ky hap është përshëndetur nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj. “Ne do të fillojmë menjëherë një fushatë komunikimi politike e diplomatike me vendet anëtare për t’i bindur për nevojën e çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë! Sot, ministri i Jashtëm kroat, z. Gordan Grliç-Radman, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, edhe njëherë konfirmoi se Kroacia si Presidencë e Këshillit të BE-së do të bëjë gjithçka sa është e mundur për ta mbështetur Shqipërinë në arritjen e aspiratës historike të fillimit të procesit të bisedimeve për anëtarësim. “Shqipëria do të vazhdojë punën e saj të pakursyer në reformat rrënjësore e në drejtim të Bashkimit Evropian…”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …