Daut Haradinaj

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, kritikoi kryeministrin Kurti, për heqjen e taksës ndaj Serbisë

Me iniciativë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në lidhje me taksën prej 100 për qind. Në fillimin e kësaj seance, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në fjalimin e tij, e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti. Ai po ashtu ka bërë të ditur se taksa prej 100 për qind është vendosur kundër Serbisë dhe jo kundër aleatëve të Kosovës. Haradinaj ia ka kujtuar Kurtit edhe kauzat që i kishte dhe qëndrimet kundër Serbisë. Sipas tij, pushteti ia ndryshoi Kurtit qëndrimet dhe se ai ka shkelur edhe mbi parimet e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Opozita pret që VV-ja të dobësohet, kjo e fundit të forcohet – bllokada është politike

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se ngërçi institucional në Kosovë, me 38 dështime …