Po bëhen të gjitha përgatitjet për shënimin festave të Marsit në Malishevë

Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për shënimit e festave të marsit, përkatësisht shënimit të “Epopesë së UÇK-së”, “7 Marsit-Ditës së mësuesit” dhe “8 Marsit-Ditës së gruas”. Kështu u tha në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve në komunën e Malishevës, gjatë raportimit të drejtorëve dhe zyrtarëve përgjegjës, para Kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, i cili e ka drejtuar mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve. Përndryshe në mbledhjen e sotme të qeverisë komunale, gjithashtu është shprehur edhe shqetësimi për fillimin e paraqitjes së rriqrave në natyrë, shqetësim i cili është ngritur nga fermerët, e të cilët kërkojnë që të mos ketë vonesa për fillimin e repelimit të kafshëve, përkatësisht fazës së parë të kësaj mase parandaluese ndaj etheve hemorragjike krime kongo. Gjithashtu u kërkua nga niveli qendror që krahas repelimit të mos shënohen vonesa edhe për fushatën e dezinsektimit, pasi ende nuk ka asnjë njoftim nga ana e organeve qendrore përgjegjëse për çështjen e menaxhimit të EHKK. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, drejtorët e drejtorive komunale në Malishevë, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar, për planifikimet e tyre për javën në vijim, si përgatitjet për zbatimin e planifikimeve vjetore, përkatësisht për investimet kapitale. Lidhur me investimet kapitale, sipas drejtorisë për buxhet dhe financa, ende nuk kanë filluar procedurat për ndonjë projekt, pasi mos miratimi i buxhetit po ndikon edhe në këtë fushë, sepse pa zotim të mjeteve, nuk mund të fillohet me procedurat për realizimin e projekteve.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …