leoni

Kryetari Jashari me bashkëpunëtor shprehën ngushëllime te Familja Kelmendi në Llabjan

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Ramiz Lladrovci, Nuredin Lushtaku dhe bashkëpunëtorë tjerë, shprehën ngushëllime te Familja Kelmendi në Llabjan, me rastin e vrasjes ditë më parë të Qerimit. Me këtë rast kryetari Jashari në një postim të tij në facebook ka thënë: Dhimbja e Familjes Kelmendi për Qerimin, nuk është vetëm e tyre, as nuk ju takon vetëm atyre. Dhimbja për Qerim Kelmendin, është dhimbje e të gjithë atyre që dhanë kontribut për çlirimin e vendit me gjenerata dhe për ndërtimin e shtetit tonë. Dhimbje kanë të gjithë ata që e duan vendin tonë, ashtu siç i kishin idealet heronjtë dhe dëshmorët tanë. Presim që organet kompetente do të zbulojnë planifikuesit dhe kryesit e këtij krimi të tmerrshëm dhe drejtësia të vihet në vend. Ngushëllime të gjithë bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Qerim Kelmendit, si dhe të gjithë liridashësve të kombit tonë! Ka thënë me këtë rast kryetari Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …