Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të marrin dritën e gjelbër pesë marrëveshjeve ndërkombëtare

LDK-ja i kërkoi PDK-së ta harmonizojnë një qëndrim për heqjen e menjëhershme të taksës

Mbrëmë vonë ka përfunduar seanca maratonike për taksën ndaj mallrave të Serbisë. Dallime për masën e cila bllokoi dialogun, ka pasur brenda partnerëve të koalicionit, ndërmjet pushtetit dhe opozitës, por edhe dallime brenda kampit opozitar. Me versione të ndryshme të gjitha partitë kanë folur për pezullimin e kësaj mase. Kundër ka qenë vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila kishte iniciuar thirrjen e seancës dhe Nisma socialdemokrate. Më shumë se me taksën, deputetët e opozitës janë marrë me dallimet që kanë shfaqur Vetëvendosja  dhe LDK-ja për heqjen e tarifës. Madje, në fund të debatit prej LDK-së ka dalë oferta drejtuar PDK-së që ta harmonizojnë një qëndrim për heqjen e menjëhershme të taksës, ndryshe prej propozimit të kryeministrit, Albin  Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …