Cakaj: Është vendosur përfundimisht themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Gent Cakaj: Është vendosur themelimi i nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një reagim te tij bëri me dije se së bashku me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grlic-Radman, kanë vendosur themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës. Synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të Jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët. Kryediplomati shqiptar informoi se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit në vendet pjesëmarrëse, sipas rendit. “Kjo nismë do t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona e zhvillimit të secilës në veçanti”, shkroi Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …