leoni

MASH e anulon tenderin prej 1.3 milion euro për krijimin e sistemit të digjitalizimit për menaxhimin e arsimit.

Nxënës dhe mësimdhënës nga Dardana protestojnë para MASHTI-t, i kundërshtojnë reformat arsimore

Vazhdojnë kundërshtimet e reformës në arsim në Komunën e Dardanës. Kundër reformës në arsim në këtë komunë para Ministrisë së Arsimit, kanë protestuar mësimdhënës, nxënës e prindër nga shkolla fillore “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës. Nxënësit e kësaj shkolle kanë mbajtur në duar pankarta me të cilat i janë drejtuar, ministres Bajrami, kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani e kryeministrit Albin Kurti. “Vjosë e Albin, ne jemi duke vuajtur”, “Duam librat tona”, shkruante në disa nga pankartat që mbanin në duar nxënësit e kësaj shkolle. Drejtori i shkollës “Hasan Prishtina” në Busavatë, Abedin Maliqi i ka bërë thirrje MASHT-it, që ta ndalojë reformën e ndërmarrë nga kryetari Qëndron Kastrati. Ai e ka porositur Kastratin që tërhiqet nga reforma. Ndërsa, Feim Maliqi nga Këshilli i Prindërve ka thënë se nga kjo reformë po mbyllet shkolla e Busavatës e cila ka 104 nxënës. Ndërkaq, faza e dytë që edhe është pezulluar ka përfshirë fshatrat Koretin, Topanicë e Petroc.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti lavdëron investimet që po bëhen në KEK gjatë kohës së …