Gjatë shtatë muajve të parë të vitit, bankat komerciale me kapital të huaj në Kosovë kanë fituar 45 milionë euro

Zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve janë duke punuar në harmonizimin e buxhetit

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka aprovuar buxhetin e këtij viti. Zyrtarë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve thonë se janë duke punuar në harmonizimin e buxhetit dhe këtë do ta bëjnë brenda afatit ligjor, në mënyrë që vendi mos të hyjë në krizë. Kosova pati hyrë në vitin 2020 pa buxhet të miratuar për shkak se në kohën kur ishte dashur të miratohet, Kosova nuk e kishte zgjedhur qeverinë e re e cila kishte dal nga zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit. Muharrem Shahini, drejtor në zyrën për komunikim me publikun në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në përfundim e sipër të harmonizimit të buxhetit dhe se brenda këtë muaji do të jetë i gatshëm. “Sa i përket buxhetit për vitin 2020, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi bashkë me stafin e ministrisë është duke punuar intensivisht për harmonizimin e buxhetit në përputhje me programin e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, në mënyrë që sa më shpejtë të dërgohet në Qeveri për miratim dhe pastaj për aprovim në Kuvendin e Kosovës”, thotë Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …