Komuna e Rahovecit është renditur e para sa i përket transparencës për qytetarët e saj nga Instituti Demokratik i Transparencës

Komuna e Rahovecit është renditur e para sa i përket transparencës për qytetarët e saj nga Instituti Demokratik i Transparencës

Instituti Demokratik i Transparencës ka publikuar Indeksin e Transparencës dhe Llogaridhënies nga Komunat për 2019, ku komuna e Rahovecit është renditur e para sa i përket transparencës komunale për qytetarët e saj. KDI ka bërë matjen e transparencës në 38 komuna të Kosovës me qëllim të pasqyrimit të rezultateve të komunave si hap i parë për ngritjen e nivelit të transparencës. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi është shprehur i lumtur me këtë vlerësim të drejtë dhe meritor. Ndihem shumë i  lumtur që sot Komuna e Rahovecit u rendit e para nga 38 komunat e Kosovës nga Instituti Demokratik i Kosovës për transparencë dhe llogaridhënie komunale, në kuadër të Transparometrit komunal, i cili u zhvillua për vitin 2019 në të gjitha komunat e Kosovës”, shkruan ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza takon të dërguarin e BE-së, Peter Sorensen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të …